Skandali i rrëmbimit të prindërve të Luís Díaz tronditi botën. Pas 12 ditësh izolim, autoritetet arritën që ta sjellin babanë e futbollistit të Liverpoolit dhe ditë më vonë ai ishte prezent në ndeshjen e ekipit të Kolumbisë ndaj Brazilit, ku e pa djalin e tij të shënojë dy herë.

Babai i Luis Diaz, dha një intervistë për Win Sports TV, ku deklaroi se ëndrra e djalit të tij është të luajë për Barcelonën.


“Deri më tani ai (Luis) nuk më ka thënë asgjë për Barcelonën, por është e vërtetë që Luis është një tifoz i Barcelonës dhe do të ishte ëndrra e tij për të luajtur atje", ka deklaruar babai i yllit të Liverpoolit.

Kishte një mundësi reale që Luis Diaz të bëhej pjesë e Barcelonës në sezonin 2021/22 pasi katalanasit atë kohë ishin në kërkim të një sulmuesi dhe kolumbiani ishte njëri nga alternativat e tyre.

1696338003747 658a253e 39c7 40d1 be32 9ca5c5c4d6aa

Sidoqoftë, Diaz përfundoi duke iu bashkuar Liverpoolit për 47 milionë euro në një transferim nga Porto, teksa Barcelona pikërisht në atë afat kalimtar kishte arritur të sigurojë shërbimet e Ferran Torres për 55 milionë euro.

Ende jemi në fazat e hershme të sezonit të ri andaj pritet më shumë nga Diaz i cili deri më tani ka shënuar vetëm tre gola në edicionin e ri të garave në Ligën Premier për Liverpoolin.

26-vjeçari ka një gol të shënuar edhe në Ligën e Evropës, teksa formë të mirë ka shfaqur edhe me kombëtaren e Kolumbisë, aty ku ishte protagonisti kryesor në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Brazilit, me dy gola të shënuar./Telegrafi/

telegrafi sport app