“Ai është gati të luajë që nesër” – agjentja Pimenta flet për situatën e Pogbas
![“Ai është gati të luajë që nesër” – agjentja Pimenta flet për situatën e Pogbas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Pimenta-Pogba-780x439.jpg)
Super-agjentja Rafaela Pimenta ka thënë se mesfushori Paul Pogba që ajo e menaxhon është gati të luajë që nesër.
Mesfushori francez 30-vjeçar është ende jashtë shkaku i pezullimit pasi rezultoi pozitiv për DHEA, një hormon i testosteronit që mund të gjendet në disa ilaçe pa recetë në Shtetet e Bashkuara.
Testi i tij origjinal i dështuar i dopingut erdhi në fund të gushtit dhe kundër-analiza e tij gjithashtu u kthye pozitive pas një kohe.
Pogba fillimisht ishte caktuar t’i nënshtrohej gjyqit në Gjykatën Kombëtare Anti-Doping më 18 janar, por avokatët e tij e shtyn përtej 15 shkurtit, që do të thotë se një datë e re gjyqi pritet të caktohet së shpejti.
Duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, Pimenta foli mbi mentalitetin e Pogbas pas pezullimit të tij dhe dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushën e futbollit.
“Pogba mund të kthehet në fushë që nesër. Ai është gati për çdo situatë, është kampion edhe mendërisht. Ai merr një goditje, e tret atë dhe vazhdon. Ai stërvitet duke e ditur se duhet të jetë gati”.
“Ndonjëherë e pyes: ‘A të bëjmë diçka tjetër?’. Dhe ai zemërohet duke më thënë: ‘Rafa! duhet të stërvitem. Nuk e kuptoni, unë duhet të luaj, duhet të fitoj dhe duhet të përfundoj një udhëtim që kam nisur”.
“Nëse do të luante nesër, ai mund të dal në fushë dhe të luajë. Natyrisht, është një moment i vështirë për t’u kapërcyer”, ka thënë Pimenta.
Pogba nuk e gëlltiti me vetëdije substancën dhe nuk kishte informuar asnjë nga stafi në Juventus përpara testit të tij të dështuar të dopingut në fund të gushtit.
Ai nuk doli pozitiv për testosteronin, por DHEA, një hormon pararendës dhe mbi këtë gjë do ta ndërtojë mbrojtjen në gjykatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asencio-780x439.png)
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
![Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/copa-del-rey-780x439.jpg)
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat
![Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.png)
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026
![Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Deco-780x439.jpg)
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re