Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar të martën pas intervenimit të Policisë për largimin e disa familjeve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”.
Ahmeti bëri të ditur se disa herë është takuar me përfaqësues të këtyre familjeve dhe sqaroi Gjykata tash ka vendos me zbatu vendimin e marrë në vitin 2012, në favor të NpB.
Kryetari i Prishtinës sqaroi se
Lexoni të plotë deklaratën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti:
“Në vitin 1999 shumë njerëz kanë hyrë në banesa të ndryshme në Prishtinë. Kështu ndodhi edhe me banesat e ashtuquajtura të Dardanisë. Ne ish-sistemin politik, BVI (tash NPB) ka ndërtuar banesa për ndërmarrjet shoqërore të ndryshme ku kishte marrë nga 8 për qind të banesave si pjesë e kontratës. Lufta kishte ndërprerë shume prej këtyre projekteve. Një prej këtyre projekteve ishte edhe ajo te Dardania.
Se si janë zaptu banesat sigurisht se do të kuptohet me kohë. Ka pas njerëz me shtëpi të djegura, ka pasur ‘të fortë’ që kanë zaptu për veti e kanë nda tjerëve me para e qera etj. Por, sikurse edhe më shumë banesa tjera të zaptuara, pas një kohe gjyqet janë marr me rastet.
Diku në vitin 2005 pra shumë para fillimit të mandatit tonë, NPB ka paditur palët dhe ka kërkuar lirimin e banesave të Dardanisë për ta përfunduar projektin dhe për ta dorëzuar pronën tek pronaret. Në vitin 2012, gjykata ka vendosur në favor të NpB në të gjitha shkallet, duke thënë se uzurpimi është uzurpim pa marr parasysh rrethanat.
Tash Gjykata ka vendos me e zbatu vendimin. Pra, jo komuna, jo ndonjë instancë tjetër por gjykata.
Unë jam takuar me banorët e banesave në disa here, para dy viteve, para një viti, dhe prapë para një muaji. Ju kam thënë të njëjtën gjë, që komuna nuk mundet që të bëjë atë që po e kërkojnë ata. Së pari, ato banesa nuk janë në pronësi të komunës, në rastin më të mirë janë 8 për qind në pronësi të NPB. Edhe po të ishte pronë, komuna nuk ka të drejtë të privatizojë pronën komunale.
Edhe para dy viteve, edhe para një viti edhe tani ju kam thënë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mundësi që përmes legjislacionit ta mundësoj ndonjë zgjidhje por duke ditur edhe standardet e BE-së, jo sipas asaj çka kërkojnë banorët.
Në takimin e fundit kanë kërkuar nga unë që ta thërras gjykatësin pas krejt vendimeve dhe t’i them ta tërheq apo ta shtyj vendimin. Unë nuk kam kompetenca të tilla dhe në rastin më të mirë kjo do të konsiderohej ndikim në gjyqësor.
Rastet sociale
Komuna e Prishtinës ka obligim që të ndihmojë me asistencë sociale ata që janë në nevojë. Dhe ju bëj thirrje që gjithë atyre që dëshmojnë se janë raste sociale sipas ligjeve në fuqi, të lajmërohen në komunë.
Kemi mbi 1500 familje pa strehim dhe për neve të gjithë janë të barabartë. Nuk mund të jetë arsyetim që kanë më shumë të drejtë ata që i kanë zënë të parët në vitin 1999.
Shumica e palëve kanë kërkuar me i ble ato banesa. Pra, shumica nuk janë raste sociale. Edhe banesat te rrethi i flamurit edhe këto në Dardani janë çështje të pazgjidhura dhe do të duhej të diskutoheshin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ka uzurpime klasike, ka qera mbi qera, mirëpo ka edhe raste sociale, dhe si të tilla nuk mund ti përgjithësojmë.
Uzurpimin nuk duhet ta legalizojmë, por edhe të rrezikuarit duhet t’i mbrojmë.
E kuptoj shqetësimin e qytetarëve me skenat e djeshme, dhe bashkëndjej edhe me banorët e banesave, por duhet të jemi të barabartë në trajtimin e qytetarëve, duhet të kemi ndarje të pushteteve në Kosovë, dhe duhet të ndajmë përgjegjësinë sipas kompetencave që kemi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?