Kreu i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti njëherësh kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Ekipi Negociator për bisedime me Serbinë është jokushtetues.
Ahmeti ka thënë se, Partia Socialdemokrate e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të veprojë sipas tij.
Ai ka thënë se anëtarët e Delegacionit Shtetëror nga radhët e PSD-së, nga sot pushojnë së shërbyeri për këtë organ, dhe se nesër do t’i dorëzojnë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Sot Gjykata Kushtetuese ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht, nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenëse ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurrfarë rëndësie ligjore.
Partia Socialdemokrate, vitin e kaluar ka marr iniciativën për të kthyer procesin e vendimmarrjes në lidhje me dialogun me Serbinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një republikë parlamentare, dhe për një interes shtetëror e konsideronim të domosdoshme që procesi të ndërtohet me një unifikim të partive politike për të harmonizuar qëndrimet dhe për të mbrojtur interesat e shtetit tonë në një proces përfundimtar të dialogut Kosovë – Serbi. Po ashtu kërkesa jonë ishte që të hiqet monopoli i presidentit Thaçi mbi dialogun dhe vendimmarrja të shpërndahej në institucionin më të lartë ligjvënës në vend.
Kërkesa jonë që kjo të bëhet me 2/3 e votave të Kuvendit u bojkotua nga partitë tjera opozitare. Megjithatë delegacioni u krijua me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duke mos pasur besim te implementimi i rezolutës kërkesa jonë e vetme dhe kryesore ishte definimi i kompetencave të delegacionit shtetëror me Ligj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohej autoriteti i Delegacionit si institucion i vetëm që mund të negociojë marrëveshjen me Serbinë. Kësisoj, do të parandaloheshin autorizimet dhe takimet e fshehta të individëve dhe do të pamundësohej një marrëveshje e shpejtë.
Fatkeqësisht, tentimin tonë për të ja dhënë kompentencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV.
Që nesër ne do t’i dorëzojmë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend. Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet koncesus dhe vendimmarrje në Kuvend. Përndryshe, pas sfidimit të LDK dhe VV ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Do të vazhdojmë të japim qëndrimet tona konstruktive përmes grupit tonë parlamentar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës