LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Përkundër presionit të opinionbërësve, BDI nuk vepron në saje të emocioneve

Ahmeti: Përkundër presionit të opinionbërësve, BDI nuk vepron në saje të emocioneve

Përmes një komunikate në Telegrafi Maqedoni, BDI njofton se kryetari i partisë, Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Timonier.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori i Francës shkëmbyen mendime për situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

‘Ahmeti nënvizoi që për BDI-në, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale.


Kryetari i BDI-së elaboroi mbi bisedimet negociuese me OBRM-PDUKM dhe LSDM-në duke shpalosur prioritetet tona për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, sundim të së drejtës, fqinjësi të mirë, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik.

Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njerës palë e as shërbëtor i palës tjetër.

Ai poashtu theksoi që ky presion joracional, i panevojshëm dhe preferencial opiniobërës po përpiqet që të krijojë tema joekzistuese në organet e partisë për gjoja ndarje në krahe të ndryshme dhe kjo bëhet me qëllim për ta dobësuar BDI-në.

Vendimi i BDI-së duhet të prodhojë siguri, stabilitet, qëndrueshmëri si dhe të jetë në partneritet me komunitetin ndërkombëtar sepse kemi interes dhe qëllim të përbashkët, integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Ahmeti ka njohtuar Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet.

Për këto, në BDI ka debat shumë të hapur, të argumentuar dhe konstruktiv, përfshirë edhe me përfaqësues të shoqërise civile dhe akademike’, thuhet në kumtesën e BDI-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori