Ahmeti e përsërit: Për ''Grupin e Kumanovës'' të ketë hetim ndërkombëtar
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Shkup ka pritur ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, edhe një herë ka paraqitur nevojën që për rastin ''Grupi i Kumanovës'' do të duhet hetim ndërkombëtar dhe komision parlamentar për zbardhjen e plotë të vërtetës.
Ahmeti dhe Thimonier kanë folur edhe për zgjedhjet lokale dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë.
Kontestet me fqinjët për të zhbllokuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë, ka qenë temë tjetër e diskutimit Ahmeti-Thimonier.
''Periudha para nesh i takon zbatimit të politikave që përkrahen nga qytetarët'' thanë bashkëbiseduesit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























