Agjenti i Elseid Hysaj ma thënë se mbrojtësi shqiptar i ka thënë atij se nuk e ka prioritet të largohet nga Napoli dhe zbulon se ai e refuzoi Juventusin verën e kaluar.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë i lidhur me Chelsean këtë verë, pasi e ardhmja e tij lidhet me atë të trajnerit Maurizio Sarri.


Megjithatë, edhe nëse ish-trajneri Sarri shkon në Stamford Bridge duket se Hysaj do të qëndrojë te Napoli.

"Para se të nisej për pushimet e tij, ai ishte i qartë: Nuk është prioriteti im të largohem nga Napoli", ka thënë fillimisht Mario Giuffredi për Il Mattinos.

Elseid Hysaj Elseid Hysaj (Getty Images)

"Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, e cila vlen vetëm për klubet e huaja, e cila skadon më 5 korrik dhe shumë klube më pyesin se si po ecën me Azzurët".

"Unë u përgjigjem atyre të gjithëve që ne e shohim atë në fanellën Azzurri përsëri sezonin e ardhshëm, edhe pse siç e dini thashethemet e tregut të transferimeve janë të pafundme".

"Ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sarrin, por ai është i lumtur këtu".

"Një vit më parë ai më tha të injoroj ofertat e Juventusit sepse ai donte të fitonte Scudetton këtu", përfundoi agjenti i Hysajt. /Telegrafi/

telegrafi sport app