LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Achraf Hakimit: Qëllimi është të luajë për Real Madridin, por nuk ka nxitim

Agjenti i Achraf Hakimit: Qëllimi është të luajë për Real Madridin, por nuk ka nxitim

Mbrojtësi maroken i krahut të djathtë, Achraf Hakimi e sheh të ardhmen e tij afatgjatë te klubi i madh spanjoll, Real Madridi.

Hakimi ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Borussia Dortmund dhe ka bërë përshtypje të mira në Bundesliga që nga ajo kohë.

Agjenti i tij, Alejandro Camano, ka zbuluar se 21-vjeçari synon të luajë për Los Blancos herët a vonë.


Dhjetë lojtarët më të shpejtë në Bundesliga nga viti 2011 – Hakimi i pari, Davies as në ‘top 10’
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të shpejtë në Bundesliga nga viti 2011 – Hakimi i pari, Davies as në ‘top 10’

“Ai do të lidhet me mbrojtjen e Real Madridin kur të përfundojë sezoni. Ne do të shohim se çfarë ndodh pas kësaj”, ka thënë fillimisht Camano për Onda Madrid.

Hakimi po kalon në një super-formë te Dortmundi

“Ai dëshiron të luajë ndeshje, si këtë sezon, ku ka filluar çdo ndeshje. Nuk ka nxitim. Aspirata e tij e vetme është të luajë ndeshje për të ndihmuar zhvillimin e tij”.

“Ka një dialog të mrekullueshëm me Real Madridin dhe ata gjithmonë presin që ta kenë atë në radarin e tyre dhe ajo që ne nuk duam është të distancohemi shumë prej tyre”.

Agjenti i Achraf Hakimit, Camano: Skuadrat e mëdha i duan shërbimet e tij
Lexo po ashtu Agjenti i Achraf Hakimit, Camano: Skuadrat e mëdha i duan shërbimet e tij

“Pra, do të arrijmë një marrëveshje të një lloj mënyre nëse ai qëndron apo shkon, por pa harruar se qëllimi është të luaj një ditë për Real Madridin, sepse, për të, ai është klubi më i mirë në botë”.

“Mund të jetë një pritje e shkurtër nëse Real Madridi do t’i ofrojë atij të qëndrojë tani ose një pritje e gjatë nëse ai nuk qëndron, por qëllimi është gjithmonë i njëjtë, të përfundojë duke luajtur për klubin më të mirë në botë”, përfundoi agjenti Hakimit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori