Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq, anëtarë të partisë “Demokracia Serbe,” u arrestuan nga Policia e Kosovës, por u liruan pas intervistimit në stacionin policor.
Sipas Policisë, Arsenijeviq dhe Veljkoviq penguan punëtorët e kontraktuar për të pastruar grafite me mbishkrime nacionaliste, si “Severna Brigada,” që ndodhen në sheshin afër urës Ibrit në Mitrovicë.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e fundit të këtyre dy politikanëve, të cilët, sipas tij, janë të lidhur me shërbimin inteligjent serb, BIA.
Musliu ka theksuar se këta dy persona janë të përfshirë në provokime të vazhdueshme dhe destabilizuese në veri të Kosovës.
“’Politikanët’ e sponsorizuar nga BIA në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq nga partia “Demokracia Serbe,” vazhdojnë të jenë recidivistë në provokimin e incidenteve për të krijuar trazira fiktive në Kosovë.
Këta dy persona, duke tentuar të krijojnë incidente destabilizuese në veri të Kosovës për të penguar integrimin e vendit, sulmuan punëtorët që ishin kontraktuar për rilyerjen dhe pastrimin e grafiteve raciste dhe nacionaliste antishqiptare,” ka shkruar Musliu.
Ai shtoi se Arsenijeviq dhe Veljkoviq iu afruan punëtorëve, goditën një kovë me bojë dhe iu drejtuan atyre duke pyetur: “Çfarë po bëni këtu?” Ky komunikim është i dëgjueshëm në një video të incidentit.
The “politicians” sponsored by the BIA in Kosovo, Aleksandar Arsenijević and Stefan Veljković from the political entity “Serbian Democracy”, continue to be recidivists in provoking incidents to create fictitious disturbances in Kosovo.
These two individuals, attempting to… pic.twitter.com/ffDgJjxXOh
— Agim Musliu (@agim_musliu) August 8, 2024
Pas derdhjes së bojës, Arsenijeviq u tha punëtorëve: “U derdh, këto gjëra ndodhin,” duke synuar të krijojë një incident. Gjatë arrestimit, ata vazhduan të provokojnë dhe të rezistojnë ndaj Policisë së Kosovës, edhe pse ishin paralajmëruar disa herë të mos pengonin punën dhe të largoheshin. Të dy u liruan menjëherë pas intervistimit.
Musliu shtoi se këta persona, së bashku me Listën Serbe dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, janë përfshirë në provokime të vazhdueshme kundër institucioneve të Kosovës.
“Këta dy persona, së bashku me Listën Srpska dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, kanë kryer provokime të njëpasnjëshme kundër institucioneve të Kosovës. Ata janë të njëjtët persona që provokuan më parë, kur serbët bllokuan dhunshëm ndërtesat komunale në veri të Kosovës gjatë protestave”, përfundoi Musliu.
Derisa eksperti tjetër i sigurisë Avni Islami thotë se përpjekjet e Radoiçiqit dhe vartësve të tij për të provokuar situatën mbi urën e Ibrit, dështuan.
Islami përmes një shënimi në Facebook ka shpjeguar edhe lidhjen e dy të arrestuarve me drejtuesit e Listës serbe përfshirë edhe kriminelin Milan Radoiçiq.
“Stefan Veljkovic (me rreth të verdhë), mik i vjetër i Igor Simicit (me rreth të kuq) – njërit prej njerëzve më të afërt të terroristit Milan Radoicic”.
“Fotografia nr 1 është sot, gjatë PRO(TESTA)VOKIMIT që Veljkovic provokoi edhe Policinë e Kosovës edhe punëtorët fizikë që me bojë po fshinin parullat e organizatës terroriste SEVERNA BRIGADA (Brigada e Veriut)”.
“Ndërkaq, fotografitë e tjera tregojnë afërsinë e Stefan Veljkovic me Igor Simic (foto 2), dhe normalisht afërsinë e Simic me Milan Radoicic (foto 3)”, ka shpjeguar tutje Islami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker