Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot dy kuvende zgjedhore të degëve në komunat e Ferizajt dhe Klinës.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë dhe për ta zbatuar platformën Dekada e Re.
Ndërsa po ashtu, Sokol Bashota është zgjedhur me unanimitet të plotë kryetar i Degës së PDK-së në Klinë.
Duke folur para qindra delegatëve të pranishëm në kuvendin zgjedhor në Ferizaj, kryetari Agim Aliu tha se PDK dhe Dekada e Re, përmes këtij procesi po tregon kulturë të lartë demokratike përmes një procesi fer dhe transparent zgjedhor.
Ai tha se në Ferizaj po zgjidhen struktura të cilat do ta vazhdojnë traditën e fitoreve të PDK-së në këtë qytet.
Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit në Ferizaj i përshëndeti nënkryetari Hajredin Kuçi i cili është edhe kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në PDK.
“Shumë kush prej juve mundë të pyet dhe ju pyet dikush çka është Dekada e Re. Unë po e them me bindje të plotë, me një fjali thoni është evropianizimi i Kosovës. Kosova është çliruar, Kosova është pavarësuar dhe nuk ka aktivet kombëtar që nga gjithë njerëzit që janë gjallë, që nuk janë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ne duhet të jemi mirënjohës edhe për ata ish-të burgosur politik edhe për familjet e tyre edhe për dëshmorët”, tha Kuçi.
Ndërsa, Hanife Salihu, kryetare e Gruas Demokratike në Ferizaj tha se Dekada e Re u ofron hapësirë edhe më të madhe grave, si në struktura, ashtu edhe në vendimmarrje.
Kuvendi zgjedhor në degën e PDK-së në Ferizaj, përveç zgjedhjes së kryetarit, votoi edhe për zgjedhjen e 71 anëtarëve në Këshillin Drejtues si dhe 35 delegatë për Konventën Qendrore.
Ndërsa, punimet e kuvendit zgjedhor në Klinë i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Të gjithë humbësit u bënë bashkë për ta mundur PDK-në në Klinë, por ne do të dalim edhe më të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Tahiri, duke bërë thirrje që nga ky kuvend, PDK-ja në Klinë të dalë edhe më e fortë.
Delegatët e kuvendit zgjedhor në Klinë po ashtu kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues dhe delegatët për Konventën e Përgjithshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

Disa nxënës në Tetovë bojkotojnë mësimin, kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës