Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pritet të emërohet në komisionin për zhvillimin e futbollit në kontinentin e vjetër, më saktë në “Komitetit Hat-trick”.

Ky komitet merret me projektet e zhvillimit të futbollit në gjithë kontinentin e vjetër.


Nëse Ademi do të gjendej në këtë komitet atëherë do të kishte influencë dhe do të ishte shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës.

ceferin ademi2

Kjo pasi Kosova ka nevojë për përkahje të projekteve për ndërtimin e fushave dhe infrastrukturës sportive.

“Presidenti Ademi ka një përkrahje të madhe nga presidenti I UEFA-së, Aleksandar Ceferin i cili ka dëshirë ta ndihmojë Kosovën që ta zhvillohet sa më shumë”.

10 12 1

“Ademi pritet të emërohet në këtë komisionin në muajin maj”, ka thënë një burim i FFK-së për Telegrafin.

Sipas procedurave emërimi do të marr formën zyrtare në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/

telegrafi sport app