Martesa e Julia Roberts dhe Danny Moder raportohet të jetë në rrezik për shkak të Owen Wilson.

Sipas thashethemeve që kanë pushtuar mediat rozë, aktorja e famshme ka tradhtuar bashkëshortin e saj me aktorin, me të cilin është duke luajtur në filmin e saj më të ri, “Wonder”.


xhirime Julia Roberts dhe Owen Wilson në xhirimet e filmit “Wonder”.

“Pas thashethemeve të vazhdueshme që martesa e saj është në rrezik, Roberts ka nisur të afrohet tepër me aktorin të cilin për vite me radhë e ka pëlqyer”.

“Martesa e yllit me Danny Moder, e cila dy vitet e fundit përflitet se është e mbushur me mosmarrëveshje, duket se është drejt divorcit”, shkruan revista Star, transmeton TCH.

Dy aktorët gjatë xhirimeve të filmit “Wonder”. Dy aktorët gjatë xhirimeve të filmit “Wonder”.

Po ashtu thuhet se marrëdhënie e Julias me Owen është bërë aq serioze, saqë aktorja është gati t’i japë fund martesës së saj prej 14 vitesh.