LAJMI I FUNDIT:

Afera e inceneratorëve, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn

Afera e inceneratorëve, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn

Partia Demokratike, nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, Rezart Kthupi, dorëzoi sot padinë e e paralajmëruar me herët nga kryetari i saj Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve.

Kallëzimi me firmën e Enkelejd Alibeajt, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, padit Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliajn, si dhe çdo person i paidentifikuar me emër nga ana e Arben Ahmetajt, por që në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Ahmetaj nga arratia akuzon Ramën: Më do kokë turku për të fshehur të vërtetat e inceneratorit të Tiranës
Lexo po ashtu Ahmetaj nga arratia akuzon Ramën: Më do kokë turku për të fshehur të vërtetat e inceneratorit të Tiranës

Në kallëzimin penal janë renditur 7 vepra penale:


1- “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

2- “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248,

3- “Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258,

4- “Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259,

5- “Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260,

6- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,

7- të kryera në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori