Paratë e grumbulluara në Fondin e Trustit të Kursimeve Pensionale dhe ato nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, llogaritet që kanë arritur në vlerën prej 2.7 miliardë euro.
Në vazhdimësi, subjektet politike dhe ekspertët e kanë shtruar nevojën që këto para të vihen në funksion të investimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Të dy fondet, vazhdojnë të mbahen qoftë jashtë territorit të Kosovës apo në formën e depozitave brenda Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Aktualisht, janë rreth 1.9 miliard euro kursime të qytetarëve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Nga kjo shumë, 85 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurse, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka grumbulluar rreth 746 milionë euro vetëm nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.
Veton Hajdini, nga Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe investitor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, tha se mjetet e inkasuara në total nga procesi i privatizimit, përfshirë shitjet, qiratë dhe të hyrat tjera, janë rreth 840 milionë euro. Këto para mbahen të deponuara në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Hajdini tregon se Agjencia Kosovare e Privatizimit, nga viti 2003 e deri më tash në buxhetin e Kosovës ka transferuar 326 milionë euro.
Nga Fondi i Mirëbesimit të Privatizimit parashihet të kompensohen kredituesit potencialë të ndërmarrjeve shoqërore.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se kthimi apo vënia në qarkullim e këtyre mjeteve në Kosovë shtron fillimisht nevojën e ndryshimeve ligjore. Por, njëkohësisht edhe tërhiqet vërejtja se shfrytëzimi i mjeteve të Trustit të Pensioneve dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ka edhe rreziqet e veta.
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, thotë se interesim dhe nisma për kthimin e mjeteve ka pasur në çdo fushatë parazgjedhore, por paratë e Trustit, thotë ai, nuk guxojnë të investohen në potencialet ku shkalla e riskut është e lartë. Ramosaj rikujton se paratë e Fondit Pensional janë mjete të grumbulluara të qytetarëve dhe ato duhet të jenë të garantuara se nuk do të humbin apo rrezikohen.
“Investimi i mjeteve në kapacitet pa risk, nuk premton shumë në aspektin e fitimit. Sepse aty ku është shkalla e lartë e riskut është shkalla e lartë e fitimit, aty ku është shkalla e ulët e riskut, është shkalla e ulët e fitimit. Kjo nga logjika e pastër ekonomike”, shprehet Ramosaj.
Por, a ka projekte me risk të ulët në Kosovë, që këto mjete të mund të investohen?
Ramosaj, dyshon se mund të gjendet ndonjë investim i tillë që mundëson garantim të kthimit të mjeteve të caktuara.
“Për kapacitetet brenda Kosovës apo në cilat investime është shkalla e ulët e riskut është vështirë të identifikohen sepse në Kosovë është shkalla e lartë e korrupsionit, shteti ligjor nuk funksionon si duhet. Kështu që duke marrë parasysh të gjitha këto paragjykime negative, qoftë të ndërtimit të një perceptimi për ekonominë e Kosovës, dyshoj se mund të gjendet ndonjë kapacitet apo ndonjë investim në Kosovë që garanton shkallë të ulët të riskut dhe shkallë të lartë të fitimit pas investimit, respektivisht të kthimit të këtyre investimeve në kohë dhe nivel të caktuar”, thekson ai.
Në anën tjetër, Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka shpjeguar mundësitë që ky Fond të shfrytëzohet në Kosovë.
“Aktualisht Bordi Drejtues është duke investuar afër kufijve të mundshëm ligjor në Kosovë, meqë, Kosova ka treg financiar ende në proces të zhvillimit dhe mundësitë e investimit janë të reduktuara vetëm në letra me vlerë të Qeverisë dhe depozita bankare. Deri më 10 tetor të këtij viti, rreth 27 për qind e mjeteve të Fondit janë të investuara në Kosovë”, tha Demi.
Në analizat e mëhershme, ekspertët e çështjeve ekonomike kishin deklaruar se qarkullimi i këtyre mjeteve në tregun e Kosovës duhet të realizohet, apo të paktën duhet të vihet në qarkullim një pjesë e mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës