Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari
Manchester City pritet që ta lejojë largimin e një lojtari nga klubi ndonëse afati kalimtar veror ka përfunduar.
‘Qytetarët’ kanë për synim që ta fitojnë për herë të pestë titullin në Ligën Premier këtë sezon, por ata nuk e kanë parë të nevojshme që të jenë aktiv gjatë afatit kalimtar veror.
Pep Guardiola u përforcua me dy lojtarë duke transferuar sulmuesin Brazilian Savinho dhe mesfushorin Ilkay Gundogan, ky i fundit i cili u rikthye në klub 12 muaj pas largimit.
Më shumë se transferime kishte largime, pasi Julian Alvarez, Sergio Gomez, Joao Cancelo, Tommy Doyle dhe Taylor Harwood-Bells që të gjithë u shitën, ndërsa Yan Cuoto, Issa Kabore, Kalvin Phillips dhe Maximo Perrone u larguan në huazim.
Krahas faktit se afati kalimtar në Angli ka përfunduar të premten e 30 gushtit, City pritet që ta lejojë largimin e një lojtari të talentuar.
Sipas The Athletic, City ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për huazimin e 18-vjeçarit të akademisë Joel Ndala.
Sulmuesi i talentuar kishte tërhequr interesim edhe nga gjiganti evropian AC Milan, por ai do t’i bashkohet PSV-së në formë huazimi.
City janë në gjendje që të huazojnë Ndalan pasi afati kalimtar në Holandë nuk mbyllet deri sot (e hënë) në mbrëmje.
Marrëveshja përfshin blerjen e obliguar të kartonit të lojtarit, që do të thotë se PSV do të nënshkruajë me Ndalan nëse arrihen kritere të caktuara sa i përket performancës së tij.
Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 7 milionë euro, por mund të rritet deri në 10 milionë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ylli i Arsenalit zbulon taktikën sekrete të cilën Arteta e përdor për t’i mashtruar kundërshtarët
PSG-ja mohon raportimet se kanë ofruar 250 milionë euro për transferimin e Lamine Yamal
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Ukrainë: Sylvinho me dy ndryshime nga ndeshja e kaluar
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur
Jurgen Klopp deshi ta zëvendësonte Salah me lojtarin që ka dështuar tek Manchester United
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
FIFA detyrohet të mbushë arkat e Barcelonës – kjo për shkak të Ronald Araujos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian