Gardhi i Aeroportit të Rinasit, edhe pse në territor shqiptar, ndan përgjegjësinë për sigurinë mes shtetit dhe një kompanie private. Brenda tij shtrihet aeroporti dhe çdo gjë që ndodh aty është përgjegjësi e një kompanie private të quajtur “ICTS”, ndërsa jashtë është Policia e Shtetit që përgjigjet.
Gjashtë ditë pas supergrabitjes nuk është marrë ende asnjë masë shtesë sigurie, përveç atyre të policisë, e cila ka ngritur postblloqe. Agjentë të “ICTS”-së janë shfaqur gjatë ditës në aeroport për të riparë parametrat e sigurisë.
“Pjesa e brendshme ende nuk ka bërë një kërkesë mbështetjeje sipas Kodit ajror, sipas të cilit duhet të paraqesë disa masa shtesë, duke kërkuar edhe policinë që të jetë e pranishme. Siç e shikoni janë edhe grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që po sigurojnë portën nga ku nisi ngjarja e ndodhur, pasi elementët janë po ata që kanë qenë edhe ditën e ngjarjes, të pandryshuar. Po ashtu edhe në një tjetër pikë hyrëse”, tha Ermal Milori, shef i Komisariatit të Rinasit.
Sipas të dhënave të prokurorisë, grabitësit e kanë kryer goditjen aq të qetë sa kanë pasur kohë jo vetëm për të këputur çelësin e portës, por edhe për t’i vendosur asaj një barrierë që të mos mbyllej në kthim. Por përveç elementëve të sigurisë, çfarë tjetër nuk funksionoi gjatë atyre 3 minutave të grabitjes?
“Ne njoftimin e kemi marrë nga Operatori i Menaxhimit të Aeroportit. Ndërkohë që duhet ta kishim marrë drejtpërdrejt nga ICTS-ja për ngjarje kriminale. ICTS-ja duhej të kishte njoftuar menjëherë që kishte thyerje të perimetrit të aeroportit”, tha më tej Ermal Milori.
Shefi i Komisariatit të Rinasit lë të hapur mundësinë për ndryshimin e kushteve të sigurisë së aeroportit, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.
“Unë mund të them vetëm që do të kërkohet dhe duhet të ndryshojnë”, deklaroi Milori.
Në përpjekje për të zbardhur rrëmbimin e 960 mijë eurove, prokuroria i ka dërguar urdhërsekuestrimi të dokumentacionit bankës, të cilës iu grabit valuta monetare, si dhe kompanisë “Nazeri”, e cila siguronte transportimin e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si "Ftyra"

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm