Ky është momenti kur kamerat e mediave botërore filmojnë shembjen e ndërtesës 14-katëshe në Gaza, në ditën e tretë të sulmeve ajrore kundër Hamasit nga ana e forcave izraelite.
Një korrespondent për Lindje të Mesme, ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se aeroplani luftarak i izraelit F-16 shkrepi nëntë raketa mbi kullën Al-Sharouk, transmeton Telegrafi.
Kjo ndërtesë dikur kishte shërbyer si “shtëpi” e disa mediave dhe kishte shumë lokale afariste e apartamente, por që edhe gjatë sulmit të vitit 2014 ishte goditur nga ushtria izraelite.
Nën anën tjetër, zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se Hamasi kishte përdorur kullën Al-Sharouk dhe disa tjera përreth dhe pikërisht për këtë janë goditur nga forcat ajrore të Izraelit.
Momenti i bombardimit dhe shembjes së kullës është filmuar nga kënde të ndryshme, dhe tregojnë se si për pak sekonda ajo bëhet rrafsh me tokë. /Telegrafi/