Adriano: Barcën s’e frikëson Reali

Real Madridi është në formë të frikshme në fillim të këtij viti, por Adriano thotë se ky nuk është faktor shqetësues për ekipin e tij.
“Real Madridi nuk përbën frikë për ne”.
“Ata shënuan gjashtë gola, që nuk është vështirë, por njerëzit mund të thonë se Schalke nuk është në nivelin e Realit”.
“Ne luajtëm mirë ndaj Manchester Cityt edhe pse njerëzit dyshuan tek ne. Kështu, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë më së miri. Shpresoj se gjërat do të zhvillohen për së miri, ka thënë Adriano. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/02/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































