LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi rrëfen për një nga ditët më të tmerrshme në jetë: Jam rrëzuar nga kali dhe për katër muaj isha e palëvizshme

Adriana Matoshi rrëfen për një nga ditët më të tmerrshme në jetë: Jam rrëzuar nga kali dhe për katër muaj isha e palëvizshme
Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Adriana Matoshi vazhdon të jetë njëra prej aktoreve më të admiruara shqiptare.

Ajo prej vitesh ka qenë e pranishme në shfaqje e seriale të ndryshme, teksa ka rrëmbyer edhe shumë çmime ndërkombëtare.

Artistja nga Gjilani shpesh nëpër intervista ka rrëfyer detaje nga jeta private dhe së fundmi në një emision ka treguar për një nga periudhat e vështira që ka kaluar vite më parë.


Adriana Matoshi (Foto: YouTube)

E ftuar në “5 data” me Liberta Spahiun, Matoshi kthehet më 20 shtator të vitit 2010 duke kujtuar momentin kur u rrëzua nga kali, gjë që e bëri të palëvizshme për disa muaj.

“Në atë periudhë, unë i du shumë kuajt, kafsha që e dua më shumë është kali. Një ditë para se me u rrëzu prej kalit, kam shkuar me një shoqe timen dhe çka ishte më interesant, ky kali atë ditë nuk më i largonte sytë”.

“Të nesërmen prapë kam shkuar me fëmijët e mi. Unë tani fillova të ia sqaroja shoqes tjetër për rastin e djeshëm dhe i thashë për kalin vetëm dëshiroj ta shoh, ai ka qenë duke kalëruar shpejt dhe kur më ka pa u ndal para meje ‘dhe thashë o zot çfarë është kjo’. Unë thashë dëshiroj të kalëroj këtë kali, vendosa me hyp. 20 minuta kam kalëru dhe e kam vazhduar edhe një minutë, më pas më ka rrëzu, nuk e di si kam rënë dhe dhimbjet që i kam pasur në atë sekondë dhe në muajt e ardhshëm kanë qenë të tmerrshëm. Një muaj kam ndjenjur në spital dhe tre muaj të tjerë e palëvizshme në shtëpi, kam qenë shumë keq”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CGDSS_thOZa/