Ajo është mjaft e guximshme dhe shpesh eksperimenton me dukjen.

Bëhet fjalë për aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshin, e cila shquhet dhe komentohet vazhdimisht për paraqitjet në rrjete sociale.


Së fundmi, biondja mori vëmendje me një nga paraqitjet në një dasmë ku shfaqet elegante.

297440953 610309700871591 2972071781545101093 n Foto: Screenshot/Instagram

Por, ajo që bie më shumë në sy është grimi i aktores nga Gjilani ka bërë vetullat ngjyrë vjollcë.

Kjo është e rrallë në artistët e tjerë dhe pikërisht ky veprim i 42-vjeçares bëri që të përflitet në faqet rozë.

306370094 1253400115249389 3252902583552328198 n Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, kjo është vetëm një nga gjërat me të cilat nuk e kemi parë ndonjëherë Matoshi pasi gjithnjë zgjedh stile të çuditshme.

E njëjta po vazhdon të jetë e angazhuar në fushën politike por edhe në aktrim. /Telegrafi/

Screenshot 7 31 Foto: Screenshot/Instagram