Ish-Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) në hyrje të muajit të tretë të 2019-ës, ende pa asnjë aktivitet ekspozues. Ndërkohë që pritet të publikohet Kalendari i Sezonit, piktori Adrian Devolli rrëfen “ngërçet” e institucionit
Java e fundit e shkurtit e gjen Muzeun e Arteve të Bukura, të mbyllur për publikun. Punimet e brendshme që po kryhen prej dy ditësh në ambientet e saj (zgjasin deri në 24 shkurt) përbëjnë të vetmen veprimtari të re për 2019-ën, ose më së paku për optimistët paralajmërojnë një ekspozitë të re…
Ekspozita e fundit, “Kolazhe dhe edicione”, nga artisja gjermane Ruth Wolf-Rehfeldt) u çel rreth pesë muaj më parë dhe është një nga tre ekspozitat e vetme për vitin që lamë pas. Më pak se një gjysmë viti, qëndroi e hapur në MBA edhe ekspozita e artistes Flaka Haliti nga Kosova, “Këtu, apo atje është më atje”, një veprimtari që erdhi falë një marrëveshje mes dy vendeve, ku edhe një artist shqiptar do të duhej të ekspozonte në Kosovë. Artistët janë shprehur skeptikë për kohëzgjatjen e ekspozitave në fjalë, ndërsa vlerësojnë pjesëmarrjen e Edi Hilës gjatë 2018-ës, si “Piktori i transformimit”.
Ende në pritje për t’u njohur me kalendarin artistik për këtë vit, Muzeu i Arteve të Bukura, si dhe Ministria e Kulturës bëjnë me dije se Bordi Artistik në fillim të vitit ka miratuar Programin Artistik, që do të publikohet brenda kësaj jave, duke përfshirë dhe emrat e artistëve që do të prezantohen në ish-GKA.
Për piktorin Ardian Devolli, ambienti i Muzeut i Arteve të Bukura është mjaft familjar, jo vetëm si vizitor e artist, por edhe për shkak të punës si restaurator që ka kryer gjatë viteve 1987-1991. Më të ndjeshëm ndaj situatës së krijuar e bën edhe kontributi që i ati, “Piktori i merituar” Hysen Devolli (themeluesi i skenografisë shqiptare), ka dhënë për këtë institucion, si ish-drejtues i saj dhe artist. Shumë nga veprat e tij janë pjesë e Fondit të MAB-së.
“Pavarësisht vendimeve të bordit, mendoj se është e domosdoshme një mbledhje me dyer të hapura mes artistëve dhe Ministrinë e Kulturës, pasi në këtë pikë çështja i takon këtij institucioni. I ftoj përgjegjësit të mos mbyllen zyrave, por t’u ofrojnë artistëve mundësinë e një debati të hapur, ku mendimet do të rrihen. Jemi në një situatë ku artistë mediokër në të gjitha fushat e artit glorifikohen, dhe ‘gjigantët’ si Kujtim Laro e të tjerë shuhen në mizerje”, thotë ai. /Anila Dedaj/Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht