LAJMI I FUNDIT:

Adri dhe Iliriana sjellin këngën e re “Falem”

Adri dhe Iliriana sjellin këngën e re “Falem”
Foto: Screenshot/YouTube

Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu kanë publikuar së fundmi projektin e tyre të radhës.

“Falem” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Çifti vijnë me paraqitje të mahnitshme në klip, teksa kjo këngë tani ndodhet në YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja kanë sjellë disa këngë që pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata morën vëmendje të madhe gjatë kohës që ishin brenda, ndonëse u pëlqyen tejet shumë nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Besohet që edhe ky projekt i tyre do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Të njëjtit kanë premtuar edhe shumë projekte të tjera që do të lansohen në vijim. /Telegrafi/