Kur adoleshenti kanadez Max Werenka, 13-vjeç në Revelstouk në British Columbia, zbuloi veturën e fundosur në fund të liqenit Griffin, as që kishte menduar se kjo do ta ndihmojë policinë ta zgjidh rastin që i mundoi për më shumë se 27 vite.
Werenka në ato momente gjendej në liqen në një thellësi prej mbi 4 metra, kur vërejti diçka që i ngjante me një veturë që mund të jetë rrokullisur në ujë, transmeton Telegrafi.
Ai menjëherë i telefonoi policisë me ç’rast i dërgoi në vend të ngjarjes, e më pas u rikthye në ujë në ujë duke filmuar me kamerën e tij GoPro atë që kishte gjetur.
Pasi që ishte konfirmuar se bëhej fjalë për veturën e fundosur, tre ditë më vonë është shfaqur ekipi i zhytësve të policisë, që mbetën të habitur kur gjetën trupin e pajetë të 69-vjeçares, Janet Farris nga Vankuveri e cila ishte zhdukur 27 vite më parë.
“I kemi dërguar me barkën tonë, u kemi treguar vendin e saktë”, ka deklaruar Werenka për CTV News.
Kështu zhytësit arritën të nxjerrin targën e veturës me ç’rast u konstatua se vetura i përkiste Janet Farris, që ishte zhdukur në vitin 1992 derisa me veturë ishte nisur në një dasmë në Alberta.
Në anën tjetër, policia nuk beson se bëhet fjalë për ndonjë krim, por që ajo mund të ketë humbur kontrollin mbi timonin pasi kishte goditur një kafshë.
“Kur dëgjuam se dikush ishte në veturë, zemra më është ndalur për pak sekonda”, ka deklaruar e ëma e Max, Nancy werenka.
Policia kanadeze ka falënderuar adoleshentin për shkak të zgjuarsisë së treguar dhe për faktin që ka luajtur rolin e “detektivit”, dhe falë tij kanë zgjedhur rastin që kishte përfunduar në “dollap”.E familja e gruas së zhdukur me në fund ndihet më e qetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë