LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët ikën të tmerruar, kur makina për ushtrime nisi të lëvizte vet (Video)

Adoleshentët ikën të tmerruar, kur makina për ushtrime nisi të lëvizte vet (Video)

Makina për ushtrime që ndodhet në një park në San Miguel de Tucuman i Argjentinës, ka nisur të lëvizte vet, duke i tmerruar adoleshentët që ndodheshin në afërsi.

Derisa qëndronin në një distancë të sigurt, ata e filmonin momentin kur ulësja ngrihej dhe shufrat paralele binin poshtë, vetëm së aty nuk ndodhej njeri, transmeton Telegrafi.

“Qenka një fantazmë, që është e vendosur të humbë peshë edhe pse po vërehet nga të gjallët” ka shkruar një komentues.


Ende nuk dihet nëse kjo është ndonjë mahi, e realizuar me efekte speciale, ndërsa ekspertët e aktiviteteve paranormale janë duke e analizuar në detaje. /Telegrafi/