Ishte pritur për një kohë të gjatë dhe më në fund, shfrytëzuesit e iPad kanë mundësi të shkarkojnë edhe aplikacionin Photoshop.

Pam Clark është nënpresidenti i Adobe, që bëri të ditur se ky aplikacion, është zhvilluar që të jetë sa më i pastër, ndërsa në fokus e ka lehtësinë në përdorim, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, ishte thënë se do të lansohet në verën e vitit të kaluar, derisa në fund të vitit u konfirmua se do të lansohej, por pa dhënë datën e caktuar.

Adobe foto 2

Clark gjithashtu njoftoi se do të lansohet edhe versioni për desktop i Photoshop, që përfshinë Sensei Al, që nënkupton se ka shumë hapësirë për ruajtje në sistemin cloud. Ky përditësim përfshin të dhëna PSD, ashtu edhe Adobe Aero.

Adobe foto 3

Në këtë formë, punimet mund të bëhen si në desktop ashtu edhe në iPad, ndërsa mund të dërgohen në pajisje të ndryshme, varësisht nga dëshira e përdoruesit, derisa të dyja mund të ruhen në cloud.

Të dhëna shtesë lidhur me mundësitë e Photoshop në iPad, Adobe do t’i bëjë të ditura në konferencën MAX, ndërsa shkarkimet kanë filluar të bëhen. /Telegrafi/