Admir Mehmeti shënon gol të bukur, kalon Zvicrën në epërsi ndaj Belgjikës

Përfaqësuesja e Zvicrës ka gjetur golin e parë ndaj Belgjikës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Den Dreef të Heverlee.
Helvetikët kanë arritur të kalojnë në epërsi në udhëtim te Belgjika në minutën e 13-të të ndeshjes.
Është sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, i cili ka shënuar për 0-1.
Goli i Mehmedit erdhi pas një topi të gjatë nga mbrojtja dhe një gabimi nga mbrojtja e belgëve.
Për Zvicrën nga minuta e parë po luan edhe Granit Xhaka. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































