Reperi nga Estonia Tommy Cash në bashkëpunim me Adidas ka dizajnuar atletet më të gjata në botë.

Cash ndau lajmin me 864,000 ndjekësit e tij në Instagram, dhe gjithashtu postoi një foto të tij të veshur me një model Adidas Superstar që është shumë e zgjatur.


"Kur i thashë Adidas se doja të bëja atlete më të gjata në botë, ata u mrekulluan. Por pesë muaj më vonë, ne jemi këtu", shkroi ai në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Përveç që janë jashtëzakonisht të gjata, atletet vijnë me ngjyra të ndryshme, njëra është e bardhë dhe tjetra është e zezë.

Deri më tani, dihet që këto atlete janë një botim shumë i kufizuar dhe ata që duan t’i blejnë mund të regjistrohen përmes aplikacionit Adidas. /Telegrafi/