LAJMI I FUNDIT:

Ademi i dërgon mesazh homologut danez për Eriksenin: Me shpresë dhe besim që së shpejti t’i kthehet familjes dhe futbollit

Ademi i dërgon mesazh homologut danez për Eriksenin: Me shpresë dhe besim që së shpejti t’i kthehet familjes dhe futbollit
(Foto: Twitter/AP/FFK)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi drejtuar homologut danez, Jesper Moller, ka shprehur solidaritetin e tij dhe të komunitetit të futbollit të Kosovës ndaj futbollistit Christian Eriksen, i cili në ndeshjen Danimarkë – Finlandë në kuadër të Euro 2020, u rrëzua në fushë dhe për disa momente luftoi për jetë.

Fatmirësisht gjendja e tij tani duket se është stabilizuar dhe pritet që ai t’i rikthehet jetës normale. Në letrën e tij, presidenti Ademi uron që Eriksen t’i kthehet sa më parë pasionit të tij – futbollit.

Letra e plotë e presidentit Ademi drejtuar homologut të tij, Jesper Moller, e publikuar në faqen e FFK-së:


Bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua mbrëmë nga pamjet në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, kur Christian Eriksen u rrëzua pa ndjenja në fushë.

Ai moment kritik për jetën e tij bëri që ankthi të na pushtojë të gjithëve, por njëherësh edhe na bashkojë në lutjet tona drejtuar Perëndisë për ta tejkaluar atë gjendje. Fatmirësisht reagimi i stafit mjekësor, forca e tij për të luftuar për jetën dhe lutjet nga të katër anët e globit bën që Eriksen ta fitojë këtë betejë.

Momenti më emocionues i mbrëmjes, tifozët e Finlandës dhe Danimarkës i këndonin së bashku Eriksenit
Lexo po ashtu Momenti më emocionues i mbrëmjes, tifozët e Finlandës dhe Danimarkës i këndonin së bashku Eriksenit

Tashmë kur vijnë lajme të mira nga stafi mjekësor që është nën përkujdesjen e Eriksenit, ne të gjithë ndihemi më të qetë dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me lojtarin, me shpresë dhe besim se së shpejti do t’i kthehet familjes së tij dhe futbollit edhe më i fortë.

Në emër të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë uroj që Eriksen sa më parë t’i kthehet normalitetit dhe pasionit të tij – futbollit, për ta ndihmuar kombëtaren e Danimarkës dhe klubin e tij në arritjen e objektivave.

Lutjet dhe mendimet tona janë me ty Eriksen!

Të presim edhe më të fortë!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori