Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, së fundmi është përgjigjur në një pyetësor në Instagram që e ka zhvilluar me fansat e saj.

Në pyetjet e shumta, njëri nga ta e ka pyetur nëse do të pranonte të shkonte në Big Brother VIP, e për të cilin ajo tha se ka pas ftesë.


Por, këngëtarja tha se e ka refuzuar për shkak të djalit të saj dhe bashkëshortit, pas nuk mund të rri shumë gjatë larg tyre.

adelina tahiri1 252851807 417254303197108 5206368741746133778 n Foto: Adelina Tahiri/Instagram

“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur ati më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin s’do bëja dot ka 3 javë që se kam pa e po vuaj! E lerë 3 muaj”, është përgjigjur Adelina.

255625837 591301152144678 3764338309411649293 n Foto: Adelina Tahiri/InstaStory

Kujtojmë që Adelina është distancuar nga karriera e saj muzikore duke u fokusuar më shumë në jetën private dhe familjen e saj.

adelina tahiri1 212696598 4666051463458547 6062811768157296729 n Foto: Adelina Tahiri/Instagram

Ajo është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov me të cilin kanë një djalë trevjeçar.

Kënga e fundit e Tahirit është "Falma", që e solli në bashkëpunim me Anxhelo Koci. /Telegrafi/