Adelina Ismaili: Vjosa Osmani për kryeministre

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, e ka treguar gjithmonë se është një simpatizuese e LDK-së.
E mesa duket edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, ajo do të mbështesë po të njëjtën parti.
E sa i përket kandidatit që do të dalë për kryeministër nga kjo parti, Adelina duket se mbështet të vetmen femër që e konkurron këtë post.

Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, për të cilën diva e estradës ruan një respekt të veçantë.
Adelina ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook një status ku ndër të tjerash ka cituar fjalët: "Vjosa për kryeministre, vetëm Vjosa".

Mbetet të shihet deri në rezultatin final nëse ajo do të jetë vërtetë kandidate apo jo. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































