Abuzimi me substanca narkotike pothuajse është shndërruar në fenomen shqetësues në Kosovë.
Nuk kalon ditë pa u raportuar për arrestime të personave që kapen me lloje të ndryshme të drogave. Shumica prej tyre janë të rinj, e në mesin e tyre gjithnjë e më shumë po ka edhe të mitur.
Përdorimi i drogave në vend është problem shqetësues por, sipas Safet Blakaj, nga Organizata “Labirinth”, nuk është alarmant.
Shqetësuese është se aktualisht grupmosha që e fillon përdorimin e drogave është 16 vjeç, kurse viteve më herët ka qenë 21vjeç. Safet Blakaj, nga Organizata “Labirinth” tha se të varurit nga droga nuk janë duke marrë shërbimet shëndetësore adekuate. Ai kërkon shërbime më miqësore dhe më të veçanta për ta. Ndërkaq, përdoruesit e drogave, sipas tij, janë vetë stigmatizuar me kohen.
“Kategoritë që janë më të prekurat janë të rinjtë dhe fëmijët. Në vitin 2007, sipas statistikave tona, mosha mesatare ka qene 21.2, ndërsa në vitin 2016 mesatarja është 16.4 vjeç për çka konsiderojmë se nuk ka ku të shkohet më poshtë”, ka thënë Blakaj.
Blakaj ka thënë se në Kosovë ka rënë përdorimi i heroinës por është rritur përdorimi i kokainës dhe marihuanës e sidomos te femrat.
Ndërkaq drogat e klubeve siç është ekstazi, gjatë verës kanë shënuar rritje. Sipas tij, shqetësuese është përmbajtja e metanfetaminë, që cilësohet ndër drogat e rrezikshme. Blakaj thotë se institucionet e vendit duhet të nisin sa më shpejt programe parandaluese.
“Ne po përpiqemi që t’i nxisim institucionet që sa me shpejt me nis programe parandaluese. Ne kemi programe trajtuese por jo parandaluese. Këto programe duhet të japin efekt edhe pas dhjet vitesh e sidomos te të rinjtë”,ka shtuar Blakaj.
Profesoresha Drita Zajmi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, sqaroi për Radio Kosovën se në vend mungon regjistri populativ. Ndërkaq sa i përket parandalimit të përdorimit të drogës, ajo thotë se i gjithë fokusi duhet të orientohet te shkollat.
“Regjistri populativ duhet të bëhet dhe duhet të përfshijë të gjitha të dhënat . Jo në qendrat rehabilituese. Mirëpo, në regjistrin populativ përfshihen të gjitha të dhënat, duhet të bëhet sa më shpejt regjistri populativ dhe te mundohemi që sa më shumë të marrim informata nga arsimtarët dhe të fokusohemi aty”, ka thënë Zajmi.
Strategjia e Kosovës kundër narkotikëve ka një grup profesionistësh që e zbatojnë planin operacional. Ndërkohë qeveria ka formuar edhe Task Forcen kundër Drogave dhe Sigurisë në Shkolla.
Kreu i Task Forcës kundër Drogave dhe Sigurisë në Shkolla, Avdullah Hasani, thotë se Qeveria e Kosovës që nga viti i kaluar ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe sistemi arsimor të marrin masa mbrojtëse ndaj kësaj kategorie.
“Qeveria ka themeluar Task Forcën e nivelit të lartë kundër Drogës dhe Sigurisë në Shkolla. Institucionet e Kosovës deri tani nuk e kanë pasur një fushatë kundër dukurive të tilla. Në kuadër të kësaj fushate jemi në fazën e përfundimit të një programi kundër narkotikëve, ka thënë Hasani.
Milazim Gjocaj, nga Departamenti i Shëndetit në Burgje, tha se ka shumë faktorë që ndikojnë që të rinjtë dhe qytetarët të bëhen përdorues të narkotikëve. Ai tha se ka shënuar rritje numri i përdoruesve të drogave që vijnë nga jashtë ne momentin kur hyjnë në burgje.
“Ajo që është shqetësuese për neve është se shumë herë të burgosurit që janë përdorues të drogave, nuk tregojnë. Të gjitha kriteret dhe standardet që aplikohen për përdorues të drogave jashtë, i aplikojmë edhe në burgje”, ka thënë Gjocaj.
Ndonëse krahasuar me vitin 2918, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pra nga muaji janar deri në qershor të 2019, ka një ulje të numrit të të arrestuarve për përdorim të drogës, shifrat ende mbesin të larta dhe shqetësuese.
Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë periudhës kohore janar-qershor, në Kosovë janë arrestuar 660 persona, pasi janë zënë duke abuzuar me substanca të ndryshme narkotike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës