Abuzimet me alkoolin, Ervin Kurti tregon se një herë ishte zgjuar te shtëpia e Elona Duros

Gjatë kësaj jave shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë marrë pjesë në një eveniment të zhvilluar në kryeqytet dhe gazetarët e emisionit “Thumb” të dy moderatoreve Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, i kanë intervistuar duke i pyetur se si i kanë marrëdhëniet me alkoolin.
Ervin Kurti, opinionist në Top Show Magazine ka treguar një histori që i ka ndodhur një natë kur e kishte tepruar me alkoolin.
“Kam një histori kur e kam tepruar me alkoolin. U zgjova te shtëpia e Elona Duros dhe u habita".
"E pyeta si kisha shkuar aty dhe ajo më shpjegoi se gjatë natës kishim qenë në spital, kisha bërë tre serume”, është shprehur Ervini.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































