LAJMI I FUNDIT:

Abidal: Lautaro është lojtar i kompletuar, Barcelona po e ndjek atë

Abidal: Lautaro është lojtar i kompletuar, Barcelona po e ndjek atë

Drejtori sportiv i Barcelonës, ​​Eric Abidal ka konfirmuar se ata janë duke ndjekur sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi shënoi kundër Barcelonës më herët në Ligën e Kampionëve, dhe kjo duket se ka rënë në sy të drejtuesve të ekipit Blaugrana.

Kampionët spanjollë po kërkojnë një sulmues për të zëvendësuar Luis Suarezin, i cili do të jetë 33 vjeç në fund të sezonit, dhe Martinez mendohet se është ndër emrat kryesorë për ta zëvendësuar atë.


Lautaro i hapur për të kaluar te Barcelona
Lexo po ashtu Lautaro i hapur për të kaluar te Barcelona

Në një intervistë për gazetën spanjolle Mundo Deportivo, Abidal ka thënë se sulmuesi i Interit është njëri nga një numër i sulmuesve që klubi po ndjek.

Martinez gjatë momentit të golit ndaj Barcelonës (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Martinez është një lojtar i kompletuar. Unë mendoj se po luan në një nivel shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Abidal.

“Ai është një lojtar për të cilin ne jemi të vetëdijshëm dhe e dimë cilësinë e tij, por ka edhe lojtarë të tjerë me të njëjtat karakteristika”, përfundoi francezi.

City dhe Unitedi në 'luftë' për Lautaron
Lexo po ashtu City dhe Unitedi në 'luftë' për Lautaron

Martinez ka shënuar tetë gola në 16 ndeshje për Nerazzurrët këtë sezon dhe tashmë luan përkrah Lionel Messit për kombëtaren e Argjentinës.

Për yllin e Interit, interesim kanë shprehur edhe dy klubet angleze, Manchester City dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori