Site icon Telegrafi

Abidal bëhet pishman: Nuk deklarova që Messi më tha mos na dërgo video nga spitali, se po na dekurajon

Eric Abidal ka tërhequr disa nga fjalët që tha në një program televiziv francez.

Për Canal +, francezi kishte pohuar se Lionel Messi t’i ketë kërkuar që mos t’i dërgojë imazhe nga spitali, ku futbollisti po shërohej nga kanceri në mëlqi.

Por, pas reagimeve të mëdha të fansave duke se ish-lojtari i Barcelonës ka tërhequr fjalët për argjentinasin.

Lexo po ashtu Abidal gjatë kohës sa ishte i sëmurë prej kancerit të mëlçisë: Messi më tha mos na dërgo video nga spitali, se po na dekurajon

“Leo Messi kurrë nuk më tha të mos i dërgoj gjëra të tilla ose nuk dëshironte të dëgjonte për mua”, tha Abidal.

“Ai nuk më pëlqente të më shihte në atë gjendje, rrjedhimisht nuk kishte fjalë të këqija për mua”, tha Abidal.

Abidal në spital

Kujtojmë se lojtari më parë kishte thënë se “A e dini se çfarë më tha Messi? Mos na dërgo më shumë gjëra që na dëmton”.

Theksojmë se Abidal është paraqitur në 193 ndeshje zyrtare për katalunasit, ku për të cilët shënoi dy gola.

Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, katër herë La Ligan dhe dy tituj të Copa del Rey. /Telegrafi/

Exit mobile version