LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku takoi ambasadorin francez, në fokus procesi zgjedhor

Abdixhiku takoi ambasadorin francez, në fokus procesi zgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në vazhdën e takimeve me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka pritur sot në selinë e partisë që drejton, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se, lideri i LDK-së me diplomatin francez diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë për procesin zgjedhor dhe çështjet që lidhen me numërimin dhe certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Kryetari Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e përfundimit dhe certifikimit sa më shpejtë të rezultateve mbi parimet e demokracisë në plotni. Po ashtu, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në përpjekjet tona drejt proceseve integruese”, njofton LDK-ja.


Tutje thuhet se, gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis LDK-së e miqve ndërkombëtarë, të cilët, sipas kësaj partie kanë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës./Telegrafi/