LAJMI I FUNDIT:

Abazi shpërndan fotografi të Kusari-Lilës, Radojiçiqit dhe Simiqit në Kuvend

Abazi shpërndan fotografi të Kusari-Lilës, Radojiçiqit dhe Simiqit në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi në të cilat shihen shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila bashkë me ish-deputetin e Listës serbe, Igor Simiq dhe Millan Radojiçiqin.

Abazi gjatë fjalës së tij tha se Qeveria e Kosovës duke folur për lojërat mesdhetare të cilat priten të mbahen në vitin 2030 është duke dashur të humb vëmendje nga përgjimet e publikuara në media mes Kusari-Lilës dhe Simiqit.

“Kur del partia në pozitë e flet për lojërat mesdhetare që do të mbahen në 2030, tregon mirë që është me humb vëmendjen prej Radojiçiqit. Ka edhe Radojiciq dhe koordinim me ata shokët e ty që s’guxoni me fol e me bo zë”, tha Abazi.


Ai po ashtu iu drejtua deputetëve të pozitës që ata janë po të njëjtit që dikur rrotullonin veturat e EULEX-it e sot ia vazhdojnë mandatin.

“Ju jeni të njëjtit që vazhdoni mandatin e EULEX-it të cilët vazhdojnë të bastisin shtëpitë e veteranëve dhe të UÇK-së të cilat makina i ka rrotulluar dikur LVV-ja. Është ky kryeministër e ky legjislacion që nënshkruan mandate”, ka thënë Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori