Zëvendëskryeministri nga radhët e LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se nëse partneri i koalicionit, LDK-ja, e rrëzon Qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape.
Abazai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën, kurse Kosova do të tronditej”.
“Sjellja e papërgjegjshme në këtë kohë të pandemisë dhe rrezikut të lartë për qytetarin dhe bashkëpunimi me PDK, AAK dhe NISMA është treguesi më i mirë që Mustafa, në fakt i ka borxh Thaçit, apo Thaçi i ka në dorë dosjet e Mustafës për një kohë të gjatë”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë i Abazit:
“COVID politik që po rrezikon shtetin
Drejtimi që ka marrë Mustafa, Veliu, Hyseni e dërgojnë LDK në përpirje nga Thaçi dhe Kosovën e dërgojnë në tmerrin që nuk është përjetuar asnjëherë deri më tani.
Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej.
Thaçi-Ndarjen që nuk e bëri dot me shampanjë do ta bëjë me gjak duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk kemi më Enver Zymbera për t’i shuar jetët e tyre për të mbrojtur Thaçin dhe për ta bërë realitet ndarjen e vendit. Ushtria jonë nuk duhet të përdoret si “mish për top”. 20 vite asnjë të mirë nuk e kujtojmë, çfarë i bëri bashk prap Thaçin dhe Mustafën.
Nga LDK dje është bërë presion për të mos u votuar heqja e tarifës dhe kjo dëshmon që nuk është tarifa por “borxhi” ndaj Thaçit dhe PDK. Veliu dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme janë anët e medaljes së njejtë. Nuk do të ishte korrekte nëse do ta bëja publike një gjë të tillë sikur LDK të ishte korrekte e parimore, sikur të ishte situatë normale, por votuesi i LDK dhe çdo qytetar duhet të kuptoj që taksa është justifikim dhe mburojë dhe asgjë tjetër, qëllimi i vërtet është në ruajtjen dhe mbarvajtjen e një sistemi që ka gllabëruar funksionimin e shtetit. Qëllimi është që hovi i sukseshëm i qeverisë Kurti dhe lufta kundër krimit dhe korrupcionit të ndalet. Kjo nuk është e gjithë LDK por disa individ dhe masha e tyre që kanë marrë peng vendin e tanimë kjo po del hapur në shesh.
Sjellja e papërgjegjshme në këtë kohë të pandemisë dhe rrezikut të lartë për qytetarin dhe bashkëpunimi me PDK, AAK dhe NISMA është treguesi më i mirë që Mustafa, në fakt i ka borxh Thaçit, apo Thaçi i ka në dorë dosjet e Mustafës për një kohë të gjatë. Shatri mund të ketë të drejtë”, ka shkruar Abazi.
Kuvendi i Kosovës ka pranuar të premten dokumentin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes së cilit kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.
Ndërkohë edhe vetë LDK-ja, ka bërë të ditur se ka dorëzuar mocionin me 46 nënshkrime në këtë institucion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Edi Rama po e shqyrton mundësinë që të mos garojë për deputet në zgjedhjet e majit

Berisha thirrje për protestë për Tiktok, Rama: Apeli i bufit duhet marrë seriozisht si simptomë lajthitje e rrezikshme

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa