LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Në dialog nuk përmendet që shqiptarët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve

Abazi: Në dialog nuk përmendet që shqiptarët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se në dialog me Serbinë dhe në diskutimet e zhvilluara nuk përmendet për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës të cilët janë dëbuar tash e mbi 20 vjet më parë duke shtuar se as Lugina nuk përmendet në këto diskutime.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi duke diskutuar për marrëveshjen që mund të nënshkruhet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në diskutime nuk përmendet aspak dhe nuk kërkohet që shqiptarët e veriut të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve.

“Edhe na kemi filluar me besua ma pak që realisht mundemi me përdor formulimin që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë e meritojnë në mënyrë reciproke të drejtën që kërkohet për serbët këtu. Nuk përmendet fare e as nuk kërkojmë të drejtën e shqiptarëve të veriut të Kosovës me u kthyer në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve, që është e drejtë legjitime që shqiptarët me u kthyer në shtëpitë e tyre në veri”, ka thënë ai.


“Kjo nuk është pjesë e diskutimit kur vjen puna ndërsa, flasin për rikonfirmimin e drejtës së pakicës serbe në Kosovë që është bërë edhe në Ahtisarin edhe në diskutimet e Vjenës”, ka deklaruar tutje Abazi.

Po ashtu, ai i ftuar në Debat Plus,  ka thënë se Kosova po vazhdon të injorojë thelbin e problemit sa i përket diskursit politik në vend, “ne në njërën anë kemi SHBA-në dhe BE-në, në një linjë të fortë që kërkon pranimin nga Kosova për një marrëveshje që nuk ka njohjen në mes, që nuk ka qenë si e tillë më herët të paktën nga faktorët amerikanë”.

Ndërkaq, ai ka thënë se tani nuk as garancion që do të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

“Nuk ka garancion që do të mbahen zgjedhjet në katër komunat e veriut, rrjedhimisht i bie që Vuçiqi vazhdon ta mbaj atë kartë në dorë, nuk kërkohet prej Serbisë mos me i intimidu pjesëtarët e Policisë dhe FSK-së siç ka bërë të kaluarën dhe vazhdon ta bëjë. Që janë elemente sabotuese e jo konstruktive të Serbisë, e që i përdor që në të ardhmen si forma për me krijuar hapësirë më të madhe të negocimit”, është shprehur ai.

Mitrovica, është një qytet me dy komuna, atë veriore të banuar me shumicë serbe dhe komuna jugore e dominuar nga popullata shqiptare.

Kthimi i pronave të uzurpuara te pronarët e ligjshëm mbetet një parakusht i domosdoshëm për kthimin e qytetarëve shqiptarë të zhvendosur nga veriu në jug të Mitrovicës. E njëjta vlen edhe për serbët e zhvendosur nga jugu në veri të këtij qyteti, ndonëse sipas shifrave zyrtare, ata janë në numër shumë të vogël.

Sipas raportimeve, më shumë se 400 prona dhe banesa banimi llogaritet se janë të uzurpuara në veri të Mitrovicës.

Pronarët e tyre janë kryesisht banorë shqiptarë, të cilët janë detyruar që për afër 20 vjet të jetojnë me qira në jug të këtij qyteti apo edhe në qytete tjera.

Çështja e kthimit të personave të zhvendosur ishte diskutuar edhe në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit, mes mungesës së një afati

Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit, mes mungesës së një afati

Lajme
Kalo në kategori