Aaron Phypers i kërkon divorc aktores së famshme pas gjashtë vitesh martesë

Aktori Aaron Phypers ka paraqitur kërkesë për divorc nga aktorja amerikane Denise Richards, pas gjashtë vitesh martesë.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista People, Phypers deklaroi se data e divorcit të tyre ishte 4 korriku dhe përmendi "dallime të papajtueshme" si arsye për divorcin.
Aktori kërkoi aliment nga Richards dhe gjithashtu kërkoi që asetet dhe borxhet të mbeten të ndara, duke përfshirë mjetet e tij elektrike, motoçikletën dhe makinën sportive.

Richards dhe Phypers u takuan në vitin 2017 në klinikën e tij në Malibu, ku aktorja po i nënshtrohej trajtimeve të "terapisë parandaluese të ADN-së".
Që nga aty filluan të dilnin bashkë dhe u fejuan fshehurazi. Ata u martuan në Malibu më 8 shtator 2018, në një ceremoni të vogël.

Përpara lidhjes së tij me Richards, Phypers ishte i martuar për një kohë të shkurtër me aktoren Nicollette Sheridan, yllin e serialit “Desperate Houseëives”. Divorci i tyre u finalizua në gusht 2018.
Denise Richards ishte e martuar më parë me aktorin Charlie Sheen. Ata ishin bashkë nga viti 2002 deri në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Samin dhe Lolën. /Telegrafi/




























































