A trajtohen dinarët apo valutat tjera që qytetarët i kanë në xhep, BQK-ja tregon se çfarë përmban rregullorja
Banka Qendrore e Kosovës me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, për qytetarët e Kosovës, ka lansuar një fushatë vetëdijesuese për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.
Në një video shpjeguese me 7 pyetje është treguar çfarë parasheh kjo Rregullore, siç janë procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara.
Rregullorja në fjalë ka përcaktuar edhe kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, si dhe kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme.
Kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.
Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore.
Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet, raporton kp.
Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.
Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse), si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.
BQK për të ofruar informata plotësuese, në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët e Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55.
Kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në vendin tonë dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht