A e dini se cilat janë burimet potenciale të infektimeve shtëpiake? E vërteta mund t'ju befasojë, prandaj mësoni si të mbroheni nga rreziku.
Secila shtëpi është vendbanim natyror i parazitëve mikroskopikë, kështu që nganjëherë është shumë me rëndësi si pastrohet shtëpia dhe jo a pastrohet shpesh. Në çdo centimetër katror të hapësirës ka rreth 200.000 mikrobe, por nuk janë që të gjitha të rrezikshme për njerëzit. Vetëm një përqindje e vogël mund të shkaktojë sëmundjet, ndërsa nikoqirë të tyre më së shpeshti jemi ne, kafshët shtëpiake dhe ushqimi.
Kur ta pastrojmë shtëpinë, shpesh dhe më së shumti ndalemi në vende të gabuara, prandaj duhet mësuar ku dhe si duhet të pastrojmë. Nuk duhet harruar rregulla kryesore e higjienës dhe e shëndetit: DUART duhet pastruar sa më shpesh dhe me themel, në mënyrë që të shmangen infektimet e zorrëve, nga të cilat vuajnë një nga pesë njerëzit çdo vit, transmeton Telegrafi.
Frigoriferi
Rrezik i mesëm! Nëse ushqimet e ziera dhe ato të njoma mbështillen pa kujdes dhe vendosen pranë njëra-tjetrës, ekziston mundësia e kontaminimit të ndërsjellë. Temperatura në frigorifer duhet të jetë nën 5 shkallë C. Ushqimi duhet të qëndrojë veç e veç, ndërsa mishi vendoset në fund
Dërrasa për prerje
Rrezik i madh! Nëse e shfrytëzoni të njëjtën dërrasë për prerjen e perimeve dhe për prerjen e mishit, ekziston rrezik i madh nga kontaminimi i ndërsjellë. Për çdo sasi ushqimesh duhet përdorur dërrasa e veçantë. Pas çdo përdorimi, dërrasa duhet pastruar, dezinfektuar dhe tharë.
Peshqirët, leckat dhe sfungjerët
Rrezik i madh! Pëlhurat e lagështa i mbledhin dhe i përhapin bakteret! Duhet përdorur lecka të ndryshme, sfungjerë dhe peshqirë veç e veç, për punë të ndryshme.
Vaska dhe kabina e dushit
Rrezik i ulët! Nëse dushi nuk është përdorur një kohë, ndodh, ndonëse rrallë, që të shpërthejnë baktere të cilat e shkaktojnë sëmundjen legionare, një formë e ndezjes së mushkërive.
Nëse dushi nuk është përdorur për një kohë të gjatë, atëherë hapeni ujin dhe lëreni që me vrushkuj të fuqishëm të rrjedhë për një kohë, në mënyrë që mikrobet të pastrohen. Pastaj mund të bëni dush.
Rubineti, lavapjata
Rrezik i mesëm! Nëse mishin e freskët e përgatitni për zierje në lavapjatë, e pastaj i pastroni duart, do t’i lini bakteret në rubinet. Herën tjetër, kur ta lëshoni ujin, ato baktere do t’i bartni në duar. Rubineti duhet hapur para se të punoni me mish të freskët.
Nga sipërfaqja e lavapjatës duhet pastruar yndyra me anë të sapunit dhe të ujit të nxehtë, pastaj duhet dezinfektuar dhe tharë me letër.
Lavamani dhe guaca e nevojtores
Rrezik i ulët! Shumë studime kanë treguar se në dërrasën e guacës ka më pak mikrobe se në vende të tjera përreth. Rreziku më i madh nga infektimet vjen nëse dikush nga anëtarët e shtëpisë ka barkqitje ose vjellje.
Gjithherë pas përdorimit të guacës së WC-së, duhet pastruar dhe tharë mirë duart. Mos harroni ta pastroni rregullisht dorëzën për lëshimin e ujit.
Duhet kontrolluar ventilimi, sepse ventilimi i dobët mundëson krijimin e mykut dhe të pluhurit. Lavamani duhet pastruar me sfungjer të veçantë, ndërsa guaca me tjetër.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Assesi mos e vendosni krevatin nën dritare: Energjia juaj mund të dobësohet!

Zgjatuni PESË CENTIMETRA brenda DY JAVE vetëm me këtë ushtrim të thjeshtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës