A e këshillon Thaçi PDK-në për bashkëpunim me VV-në?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur nëse do ta këshillonte partinë e tij për një bashkëpunim të tillë, Thaçi ka theksuar se fokusi i tij aktual mbetet procesi gjyqësor në të cilin po përballet.
“Prioriteti im është procesi ligjor që po kaloj. Megjithatë, ajo që mund të them është se në Kosovë të gjithë duhet t’i vendosin interesat e qytetarëve mbi interesat partiake”, ka deklaruar ai.
Thaçi aktualisht ndodhet në Hagë, ku është në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime lufte. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































