LAJMI I FUNDIT:

A do të kemi edhe Pepsi Phone së shpejti?

A do të kemi edhe Pepsi Phone së shpejti?

Nëse një thashethem nga Kina është për tu besuar, atëherë Pepsi - kompania që është e njohur në të gjithë globin për pijet joalkoolike po hyn në industrinë e telefonave.

Sipas këtyre njoftimeve thuhet se Pepsi së shpejti do të prezantojë modelin e saj të parë të telefonit, dhe një konfirmim i tillë është dhënë në rrjetin social kinez Weibo, përmes një llogarie të verifikuar.

Dikush mund të mendoj për arsye të panumërta pse Pepsi nuk ka nevojë për të hyrë në këtë treg, por mbase kompania amerikane është duke menduar të hyjë në këtë biznes fitimprurës dhe ende shumë konkurrues.

Gjasat janë të mëdha që Pepsi do ta vendos emrin e saj në ndonjë model të telefonit të prodhuar nga ndonjë kompani kineze, sepse me aq sa dihet, Pepsi nuk ka asnjë fabrikë që prodhon pajisje elektronike e as telefona mobil.


Por para se të mendohet në këtë drejtim, duhet pritur konfirmimin zyrtar nga vetë Pepsi. (Telegrafi)