Quhet Loraine Maurer, është 94 vjeçe dhe prej 44 vitesh shërben panine në dyqanin e McDonald’s në Evansville, qytezë në Indiana, SHBA.

Për të gjithë klientët e saj ka qenë gjithnjë e buzëqeshur dhe pikërisht këta klientë, të enjten e shkuar i kanë organizuar së bashku me pronarët e restorantit dhe ata të “Ronald McDonald House Charities of the Ohio Valley”, një festë surprizë.


1 291

Të gjithë së bashku jenë gjendur në lokal për të prerë tortën për këtë rast. Gjyshja e McDonald, ka filluar të punojë në lokal që në 1973-in, kur i shoqi doli në pension dhe që atëherë nuk ka pushuar së punuari: 44 vjet me radhë, pa munguar asnjë turn të punës dhe duke ngrënë paninet që përgatiste sa herë që ishte në punë: një dietë që me sa duket e ka mbajtur në formë.

4 68

Gjyshja Loraine ka treguar se puna në “McDonald duhej të ishte me orar të kufizuar, por kur i shoqi ndërroi jetë, u shndërrua në një mjet jetese për të. Klientët u bënë miqtë më të mirë të saj dhe e ndihmuan për të kaluar një nga momentet më të vështira në jetë.