LAJMI I FUNDIT:

Më 9 shtator fillojnë me punë çerdhet në Maqedoni

Më 9 shtator fillojnë me punë çerdhet në Maqedoni
Foto Ilustruese

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot në konferencë për shtyp informoi se çerdhet do të fillojnë me punë nga 9 shtatori (e mërkurë).

Për shkak të punës me kapacitet të zvogëluar, prioritet për pranim në çerdhe do të kenë fëmijët e prindërve të vetëm dhe fëmijët me të dy prindërit e punësuar, të cilët nuk mund të mungojnë në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shahpaska apeloi tek prindërit, që nëse kanë mundësi që fëmijët t’i lënë në shtëpi nën përkujdesjen e dikut, ta bëjnë këtë dhe të mos i dërgojnë në kopshte.


Ndërsa nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, e prezantoi protokollin për punën e kopshteve.

“Qëndrimi i fëmijëve do të rregullohet ashtu që të mos mund të kenë kontakt fëmijët të moshave të ndryshme. Të gjithë të punësuarve dhe fëmijëve gjatë hyrjes në objekte do t’u matet temperatuara”, tha Filipçe.

Nëse prindërit vërejnë simpoma tek fëmijët, nuk duhet t’i dërgojnë ata në çerdhe.

Filipçe tha se do të ndalohet përdorimi i lojërave të cilat nuk lahen dhe nuk mund të dezinfektohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori