Rindërtimi i Irakut pas tri vitesh luftë me militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik do të kushtojë 88.2 miliardë dollarë, duke vendosur shtëpitë si prioritet urgjent, kanë thënë zyrtarët irakianë në një konferencë ndërkombëtare gjatë ditës së sotme, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.
Donatorët dhe investitorët janë mbledhur në Kuvajt gjatë kësaj jave për të diskutuar përpjekjet për rindërtimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së Irakut i dal nga një konflikt shkatërrues që kapën gati një të tretën e vendit.
Iraku ka shpallur fitore kundër Shtetit Islamik në muajin dhjetor, duke arritur të kthejë sërish gjithë territorin e pushtuar nga militantët më 2014 dhe 2015.
Rreth 22 miliardë dollarë do të kërkohen në një afat të shkurtër deri sa 66 miliardë dollarë në periudhë afat të mesëm, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm në ministrinë e Planifikimit, Qusay Adulfattah, pa treguar asnjë kornizë kohore.
“Rindërtimi i Irakut do të thotë rikthimi i shpresës dhe stabilitetit duke krijuar idenë se Iraku është në mesin e vendeve stabile në rajon dhe në botë”, ka thënë ministri i Planifikimit, Salman al-Jumaili, duke shtuar se rindërtimi është në një mënyrë edhe përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar.
Iraku ka publikuar një listë prej rreth 157 projektesh për të cilat kërkon investime private në konferencë, ku rreth 1,900 delegatë që përfaqësojnë qeveritë e huaja, firmat private dhe OJQ-të janë regjistruar për të marrë pjesë.
Projektet përfshijnë rindërtimin e objekteve të shkatërruara si aeroporti i Mosulit dhe investimet e reja për të diversifikuar ekonominë larg shitjeve të naftës, duke zhvilluar transportin, bujqësinë dhe industritë bazuar në pasurinë energjetike të vendit, duke përfshirë petrokimikët dhe rafinimin e naftës.
Rindërtimi i shtëpive, spitaleve, shkollave, rrugëve, bizneseve dhe telekomunikacionit do të jetë çelësi për ofrimin e vendeve të punës për të rinjtë, duke i dhënë fund zhvendosjes së qindra mijëra njerëzve dhe duke i dhënë fund dekadave të dhunës politike dhe sektare.
Rreth 138 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe gjysma e tyre janë shkatërruar tërësisht, tha Mustafa al-Hiti, i cili drejton Fondin e Rindërtimit të Irakut për zonat e prekura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFestoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim