LAJMI I FUNDIT:

809 shqiptarë në ishujt grekë pajisen me dokumente biometrike pranë vendbanimit

809 shqiptarë në ishujt grekë pajisen me dokumente biometrike pranë vendbanimit

Finalizohet me sukses projekti “Ishulli 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për shqiptarët në ishujt grek të Kretës dhe Rodosit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila njofton se 809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, kanë përfituar shërbime për pajisje me dokumente biometrikë.

“Ministria e Jashtme dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “Ishulli 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth”, u shpreh Xhaçka.


“809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga bebe të porsalindura e deri te personat në moshë të thyer, kanë përfituar shërbimin, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta. Projekti zbatohet për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me autoritetet greke”, shkruan Xhaçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori