Shkolla e parë shqipe në Pejë u hap në vitin 1915 dhe mori emrin “Haxhi Zeka”, në nder të njërit prej themeluesve të saj, Haxhi Zeka.
Kjo ndodhi 28 vite pas hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.
Sot, kjo shkollë e njohur historikisht është kthyer në muze, ku vizitorët mund të nderojnë dhe eksplorojnë trashëgiminë e saj arsimore dhe kulturore. Muzeu i Shkollës “Haxhi Zeka” mbledh dëshmi dhe artefakte që ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive për sakrificat dhe përkushtimin e mësuesve dhe aktivistëve shqiptarë të periudhës, raporton Telegrafi.
Shkolla “Haxhi Zeka”, që ishte dhe paralelja e ndarë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Tetë Marsi”, u themelua nga veprimtari dhe patrioti i shquar Haxhi Zeka, njëri nga themeluesit e Lidhjes “Besa-Besë” në Pejë. Ky institucion ka luajtur një rol të madh për edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe zhvillimin e arsimit kombëtar në një kohë kur arsimi shqip ishte i ndaluar dhe arsimi në gjuhën serbe ishte imponuar nga autoritetet e pushtimit.
Në këtë shkollë mësoheshin lëndët e domosdoshme për formimin e një brezi të ri, si Gjuha Shqipe, Aritmetika, Gjeometria, Historia, Gjeografia, dhe disa lëndë praktike si bukurshkrimi, këndimi, dhe punët e dorës. Mësues të shquar si Halit Kastrati, Hamdi Tabaku, Xhevat Shkreli, Hajdar Berisha, dhe Zef Filip Krasniqi, ishin disa prej figurave që dhanë kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj.
Në kujtim të sakrificës dhe përkushtimit të mësuesve të Shkollës “Haxhi Zeka” dhe të gjithë mësuesve që kanë kontribuar për arsimin shqiptar, Dita e Mësuesit është një moment për të nderuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të dhënë dritë dhe dije./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës