LAJMI I FUNDIT:
Peja 10° clearsky_day

60 operacione të suksesshme në Spitalin e Pejës gjatë javës së kaluar

60 operacione të suksesshme në Spitalin e Pejës gjatë javës së kaluar

Gjatë javës së kaluar, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ofruar një sërë shërbimesh shëndetësore për mijëra pacientë, duke përfshirë edhe 60 operacione të suksesshme.

“Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 2,906 vizita, 238 pranime dhe 19 lindje, ku kanë ardhur në jetë 14 djem dhe 5 vajza. Po ashtu, pacientët kanë përfituar edhe nga shërbimet diagnostike dhe laboratorike, përfshirë 21,411 analiza, 480 ekzaminime me rëntgen, 113 skanime me CT, 58 rezonanca magnetike dhe 13 mamografi”, thuhet në njoftim.

Ekipi mjekësor ka ofruar gjithashtu 301 shërbime fiziatrike dhe 205 dializa për pacientët në nevojë./Telegrafi/