Volkswagen është duke e festuar ditëlindjen e 40-të të veturës më të suksesshme evropiane të të gjitha kohërave: Golf. Deri në këtë ditë, më shumë se 30 milionë vetura të Golf janë shitur anë e mbanë botës. Që nga dita e parë, Golf ka reflektuar progres të madh teknologjik.
Qoftë, motor-turbo, motor me injeksion të drejtpërdrejtë, sistemet e vozitjes elektrike ose hibride; qoftë ABS, ESC, XDS apo 4MOTION; qoftë sistemi për Përshtatjen e Kontrollit të Vozitjes, Frenimi Emergjent për Qytet, Stabilizimi për Rimorkio apo sistemi për Frenim Automatik Pas-Përplasjes, qoftë kondicioneri automatik, sistemi i zërimit Dynaudio, ekrani Touchscreen me sensorë apo dritat LED; qoftë pakot e pajisjeve Trendline, Comfortline, Highline, GTI, GTD apo GTE – ishte gjithmonë Golf, përmes së cilit u realizuan teknologjitë dhe trendet tona më të rëndësishme.
Shtatë gjeneratat e GOLF-it që e shkruan historinë.
GOLF I (1974-1983): “Gjithçka filloi në vitin 1974 me një revolucion”, kështu e përshkruan Klaus Bischoff, Drejtori i Dizajnimit për përfaqësinë e Volkswagenit. “Hapi prej Beetle në Golf ishte revolucionar. Një pamje e re e veturës u krijua me konvertimin prej motorit të pasmë me ftohje të ajrit në motor të përparmë me ftohje të ujit dhe nga ngasja me rrotat e prapme në ngasjen me rrotat e përparme. Në aspektin e dizajnimit të veturës, dizajnerët e Volkswagenit kaluan nga format e rrumbullakëta në një strukturë drejtkëndëshe të dizajnimit – të bazuar nga studimi legjendar i dizajnit nga Giorgio Giugiaro”.
GOLF II (1983 – 1991): Ky ishte Golfi në të cilin teknologjitë e Volkswagenit si, konvertuesi katalitik i kontrolluar (1984), ABS (1986) dhe ngasja me katër rrotat (1986) u prezantuan. Në këtë gjeneratë, seritë e modeleve u avancuan që të bëheshin ikonë definitive. Marc Lichte, udhëheqës i Dizajnimit të jashtëm për Volkswagen rikujton: “Atëkohë, një ndër momentet kyçe në histori të Golfit ishte vendimi nga anëtarët e bordit që të shkojnë më tej me përpunimin e dizajnimit të Golf I dhe ta konceptualizojnë GOLF II duke u bazuar në ADN-në e saj. Kjo gjë vuri çdo gjë në funksion, dhe Volkswageni krijoi bazën për zhvillimin e mëtutjeshëm të modeleve të tjera”.
GOLF III (1991-1997): Në vitin 1991, Volkswageni inicioi një epokë të re të sigurisë në gjeneratën e tretë. Fillimisht, Golf III ishte modeli i parë i serisë që ofroi jastëkë të ajrit të përparmë në vitin 1992; gjithashtu, përparim të madh në fushën e prodhimit çoi në përmirësimin e sigurisë gjatë ndeshjeve. Motori i parë TDI i serisë së modeleve gjithashtu u prezantua në këtë Golf (1993).
GOLF IV (1997-2003): Nën drejtimin e ish-Udhëheqësit të Grupit Dizajnit, Hartmut Warkuss, u krijua një dizajn preciz i cili do ta shtronte rrugën për të ardhmen e Volkswagenit. Sot, ekspertët e shikojnë Golf IV si një ikonë të dizajnit dhe një pionier për seritë. Por, ky Golf ishte edhe një inovator i inxhinierisë me teknologjitë si ESC (1998) dhe ndërruesin modern të shpejtësive DSG (2002).
GOLF V (2003-2008): Ishte thjeshtë Golf, komforti i tij, dinamika dhe mbi të gjitha, cilësia e tij që i la konkurrentët e tij të klasës së mesme duke e ndjekur nga pas. Një vlerë që e ilustron stabilitetin e shasisë së salduar me laser është rritja prej 35% në rezistencën ndaj dridhjeve kur Golf V debutoi në vitin 2003. Golfi i parë BlueMotion (4.5l/100 km konsum të karburantit) – i bazuar në Golf V- u krijua në vitin 2007.
Golf VI (2008-2012): Trupi i veturës, edhe një herë i salduar me laser, ishte aq i sigurt sa që përformoi me ngjyra fluturuese në EuroNCAP testin për përplasje, duke e fituar maksimumin e pikëve, saktësisht 5 yje. Triumfi i motorëve TSI (motorët e teknologjisë së lartë me benzinë) dhe konvertimi i turbodizelëve (TDI) në sistemin (Common rail), çoi në një përformancë më dinamike dhe konsum më ekonomik të karburantit për vetëm 3.8l /100km.
Golf VII (prej 2012-ës): Pesha u zvogëlua për 100kg në gjeneratën e shtatë të Golfit, duke i shuar kështu diskutimet e mëdha për peshën. Konsumi i karburantit u reduktua për 23% më shumë në krahasim me modelin e kaluar, varësisht nga motori specifik. Pararendës i kësaj lëvizjeje është Golf TDI BlueMotion me një konsum mesatar të karburantit prej 3.2l /100km, dhe gjithashtu është vetura e 30 miliontë e prodhuar. Golf VII përfundimisht do të hyjë në histori si modeli kompakt në të cilin e tërë gama e sistemeve të asistencës e bëri debutimin e saj. Ato janë sisteme të tilla si ‘mbrojtja preventive para-përplasjes’ si dhe ‘sistemi i frenimit automatik pas-përplasjes’ – teknologji këto të cilat ishin të parapara që të ofroheshin më shumë në klasën “premium” se sa në klasën kompakte të veturave. Kjo gjithashtu dëshmon demokratizimin në përparimin e industrisë automobilistike.
Golf është modeli më i suksesshëm që është prodhuar nga Volkswagen. Në verën e vitit 2013 u prodhua Golfi i 30-të miliontë – i gjeneratës së shtatë. Golfi i gjeneratës së shtatë prodhohet në Wolfsburg (Gjermani), Zwickau (Gjermani), Foshan (Kinë) dhe Puebla (Meksikë).
1.Golf TDI BlueMotion: Shpenzimi mesatar i karburantit: 3.5 l/100km për qytet, 3.0 l/100km jashtë qytetit, 3.2 l/100km i kombinuar. Emetimi i CO2 85 g/km (i kombinuar), klasa e efikasitetit: A+
2. e-Golf: Shpenzimi mesatar i energjisë 12.7 kWh/100km (i kombinuar). Emetimi i CO2: 0/km; klasa e efikasitetit: A+
3. Golf GTE: shpenzimi mesatar i karburantit 1.5 l/100km (i kombinuar). Emetimi i CO2: 35 g/km (i kombinuar); klasa e efikasitetit: A+
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

Njihuni me një nga veturat më të gjata ndonjëherë - ofron komoditet dhe fuqi të jashtëzakonshme

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

Zviceranët kundër ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qyteteve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi